E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves hedh poshte planin e presidentit Tadic

Perfaqesues te qeverise se Kosoves hedhin poshte planin kater pikesh te presidentit serb Boris Tadic i cili parasheh qe ne kuader te dialogut Prishtine - Beograd te diskutohet per manastiret ortodokse administrimin e tyre per strukturat paralele serbe ne Kosove per pronat e serbeve ne Kosove dhe per veriun e Kosoves.

Zevendesministri i Puneve te Jashtme ne qeverine e Kosoves Petrit Selimi i tha Deutsche Welle-s se qeveria e Kosoves ka perpara nje rezolute te Kuvendit qe percakton qarte vijat e kuqe pertej te cilave nuk mund te zhvillohen biseda ne dialogun teknik me Serbine.

do gje qe eshte konform pikave te planit te Marti Ahtisarit atyre principeve qe Kosova dhe bashkesia nderkombetare jane pajtuar eshte e pranueshme edhe per qeverine e Kosoves qe finalizon pranimin e Kosoves ne mekanizmat nderkombetare. Por cdo gje qe eshte jashte planit te Marti Ahtisarit dhe qe ve ne medyshje statusin e Kosoves eshte e papranueshme per Kosoven deklaroi zevendesministri Selimi.

Edhe udheheqesja e delegacionit te Prishtines ne dialogun teknik Kosove-Serbi Edita Tahiri hedh poshte planin katerpikesh te presidentit serb Boris Tadic.

Imagjinata e presidentit Tadic nuk ka fund. Deri tash ka dhene shume plane te tilla por qendrimi i bashkesise nderkombetare eshte shume i qarte. Ata mbeshtesin sovranitetin dhe integritetin teritorial te Kosoves dhe kerkojne nga Serbia qe te terhiqet nga nderhyrja ne Kosove dhe ti shperbeje strukturat paralele thote Edita Tahiri.

Ndermjetesi i Bashkimit Evropian ne bisedimet teknike Kosove-Serbi Robert Kuper kete jave udheton ne Beograd dhe Prishtine ne perpjekje per te caktuar nje date per takimin e radhes Prishtine-Beograd. eshtja kryesore per diskutim pritet te jete perfaqesimi i Kosoves ne nismat rajonale.

Autor Bekim Shehu/Prishtine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›