E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish senatori Rick Santorum fiton zgjedhjet paraprake ne Alabama dhe Misisipi

Ish senatori Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ne dy shtete jugore amerikane Alabama dhe Misisipi duke forcuar statusin e tij si alternativa konservatore perballe Mitt Romney-t kandidati kryesues ne gare.

Zoti Santorum fitoi me rezultat te ngushte ne shtetet konservatore i ndjekur nga Newt Gingrich ne vend te dyte dhe Mitt Romney ne vend te trete.

Ish senatori amerikan nga Pensilvania u tha mbeshtetesve se fushata e tij ishte rreth njerezve te zakonshem qe bejne gjera te jashtezakonshme dhe se me ndihmen e tyre ai po sfidonte shanset.

Ai tha se eshte koha qe konservatoret te bashkohen per tu perballur me presidentin demokrat Barak Obama ne zgjedhjet presidenciale te nentorit.

Zoti Gingrich pati shpresuar te fitonte njerin prej shteteve ne menyre qe te mbante kandidaturen e tij ende ne loje. Por ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve u tha te pranishmeve ne nje tubim mbreme se ai nuk do te perfillte thirrjet per terheqje nga gara duke e pershkruar veten si udheheqes vizionar qe mund te ktheje Ameriken ne vendin qe i takon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›