Mali vertikal, pallati që tejkalon cdo fantazi urbanistike
MILANO- Stafan Boeri me projektin e tij për të ndërtuar ‘malin e parë vertikal’ në botë shokoi botën një vit më parë. Tashmë projekti i tij, i cili tejkalon cdo fantazi urbanistike ka filluar të jetësohet në një pallat të lartë shumëkatësh.
Çdo banesë në ndërtesë ka ballkon të ndërtuar që do të ketë nga 900 trungje të vogla e disa bimë.
Projekti i ndërtimit të malit vertikal i ashtuquajtur "bosco verticale”, do të kushtojë 6 milionë euro dhe përvec drunjve do të ketë edhe banesa luksoze.
Sipas planeve, drunjtë në këtë ndërtesë do të shtrihen në sipërfaqen 10 mijë metra katrorë. Ndërtesat do të jenë 27 katshe. Nuk dihet, pasi të përfundojë projekti, nëse mali do të hapet për vizitorë apo vetëm për banuesit.
(el.me/BalkanWeb)