E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin për vitin 2012

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë mbi 1.5 miliard euro, çfarë paraqet një rritje prej 7.7 për qind, krahasuar me buxhetin e këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky projekt-buxhet garanton plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe rritje të zhvillimit ekonomik.
“Buxheti reflekton ambiciet tona reale për integrime euroatlantike”,-tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, bëri të ditur se buxheti i vitit 2012, sa i përket shpenzimeve, për herë të parë kalon vlerën e 1.5 miliard eurove.

Ministri siguroi se do të ketë një rritje ekonomike prej 5 për qind për vitin 2012. Ky i fundit po ashtu bëri të ditur se mbi 40 për qind e buxhetit do të shpenzohet për projekte kapitale.

Sipas tij, projekt-buxheti është në harmoni të plotë me marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila përveç tjerash, obligon ruajtjen e rezervës fiskale, në rast të ballafaqimit me krizën ekonomike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›