Elbasan, digjet kodra me ullishte

Një zjarr i madh ka rënë para pak minutash në fshatin Kusarth të Elbasanit.Mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha ullishteje. Ndërkohë zjarrëfikëset kanë arritur menjëherë në vendgjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Mësohet se puna e zjarrëfikëseve për shuarjen e zjarrit po vështirësohet si rezultat i terrenit të vështirë.
Ndërkohë akoma nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Një ditë më parë një zjarr i tillë përfshiu një ullishte në Fier.