Durrës, firmoset peticioni kundër importit të mbetjeve
DURRËS- Peticioni kunder importit të mbetjeve të riciklueshme ka mbërritur në qytetin e Durrësit, ku është firmosur nga qytetarët e kësaj zone. Bëhet fjalë për një nismë të `Kuvendit civil` për mbledhjen e firmave në qytete të ndryshme, për ta finalizuar me një protestë masive në datën tre nëntor në Tiranë.
“Plerat ngelin plehra, përderisa kemi plehrat tona nuk mund të duam plehrat e botës”, tha një qytetari që firmosi peticionin.
“E firmosëm se ka plehra shumë, na mbytëm plehrat, pastrojmë Italinë, qelbim Shqipërinë”, tha një tjetër.
Në shënjë demonstrative të rinjë kanë bllokuar për disa minuta rugën kryesore duke vendosur qeset me plehera në mes të rrugës. Kjo ka sjellë bllokim të qarkullimit rrugor në qendër të qytetit, ndërsa pak minuta me vone është shoqëruar ne polici kreu i Kuvendit civil Dritan Broka, për bllokim të paligjshëm të rrugës, ndaj të cilit ka nisur tashmë edhe një cështje penale.
(m.a/News24/BalkanWeb)