E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambientalistët kundërshtojnë ligjin e mbetjeve

TIRANË- Debati mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane që i hap rrugën importit të mbetjeve të cilësuara të parrezikshme drejt Shqipërisë, është shtrirë edhe tek specialistë të fushës, pedagogë të Universiteteve si dhe grupe interesi që riciklojnë mbetje të tilla brenda territorit shqiptar.

Sipas ambientalistit Sazan Guri importi i mbetjeve urbane të cilësuara të gjelbërta, ka nevojë për nje ligj më vete, të mirë studiuar jo nga politika, por nga specialistë të fusheës.

“Ky nen duhet të jetë një ligj po aq i madh se vetë ligji i Integruar i Mbetjeve Urbane. Nuk mundet që ti me një nen të kontrollosh infrastrukturën e këtij tranporti të mbetjeve të importit, ku me të drejtë Komisioni Europian porosit për afrim të ngadaltë”,- theksoi Guri.

E ndërsa Parlamenti kërkon të hartojë një ligj që i hap rrugë importit të mbetjeve urbane drejt Shqipërisë, profesor Dëfrim Shkurti specialist në menaxhimin e mbetjeve kundërshton një ndërmarrje të tillë me faktin se mbetjet urbane të vetë shqiptarëve me shumicë po depozitohen cdo ditë e më shumë në shtratet e lumenjve, duke i infektuar ato.

“Nga vrojtimet e bëra prej nesh është vënë re se të gjtiha vend depozimet e vendeve urbane të Republikës së Shqipërisë ndodhen në vendet më të papërshtatshme. Në Shkodër venddepozita e mbetjeve urbane është në shtratin e lumit Kir, në lezhë pranë kanlit në afërsi të lumit Drin, në Durrës n ëish kënetën e Durrësit buzë kanlit kullues si dhe në Portoromano, në Elbasan në shtratin e lumit Shkumbin, në Fier rrugës kombëtare dhe përgjatë hekurudhës, në Peshkopi në lumin pranë qytetit, në Rrëshen dhe Rubik në bregun e lumit Fan, në Bulqizë në afërsi të Qafë Bullit, në Vlorë në pyllin e Sodës, në Kucovë në breg të lumit Seman, në Rregozhinë buzë lumit Shkumbin”,- u shpreh i shqetësuar profesor Dëfrim Shkurti specialist në menaxhimin e mbetjeve

I rrëzuar vetëm 2 javë më parë nga Presidenti Topi, për papajtueshmëri me Kushtetutën, pasi ka marrë edhe kritikat të forta nga opozita në Parlament, draft/ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve do të jetë edhe për shumë kohë pjesë e debatit të politikës shqiptare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›