Qeveria e Kosovës nuk do shkarkimin e Pacollit

Zëvendëskryeministri i parë Behxhet Pacolli është peng i marrëveshjeve politike në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.
Mosshkarkimi i Pacollit vjen si pasojë e përpjekjeve për krijimin e stabilitetit politik brenda koalicionit qeverisës.
Një zyrtar i lartë i qeverisë ka thënë se qeveria në këtë kohë është e interesuar të ruajë stabilitetin dhe jo të merret me aferat e Pacollit.
E në anën tjetër zëvendëskryeministri Pacolli edhe pse dyshohet për konflikt interesi po vazhdon të mbajë postin e tij.