Kuotat roze shtyhet debati ne Komisionin Europian

Rreth 4 menaxherë në pesë në kompanitë europiane janë meshkuj. Një tavan i kristaltë ky, që për përgjegjësen europiane për të drejtat themelore Vivian Reding ëshët kthyer në një betejë personale. Por ajo është përballur pikërisht me kundërshtimin e 5 të 8 kolegeve të saj komisionere, që vijnë nga vende më liberale dhe që kundërshojnë kuotat rozë të imponuara nga ligji. Vendet që e kundërshtojnë këtë janë Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka. Eshtë shtyrë në këtë mënyrë debati, por objektivi i Reding vazhdon të mbetet imponimi i 40 përqind të kuotave të grave në këshillat administrativë të sipërmarrjeve. Ne po luftojmë prej vitesh dhe disa javë më shumë nuk janë asgjë. Për mua ajo që ka rëndësi është që komisioni të japë një propozim të fortë. Kemi nevojë për më shumë kohë, dhe shërbimi ligjor duhet të thellojë analizën e tij. Në fakt ka dhe disa pengesa juridike, pasi sipas ekspertëve ligjorë, përcaktimi i një pragu do të ishte në kundërshtim me traktatet. Ndërkohë parlamenti europian përgatitet për debatin që tashmë është shtyrë për në mes të muajit nëntor.