Qeveria e Kosoves shpreh vendosmerine, per hyrjen ne tregun e telefonise celulare
Qeveria e Kosoves shpreh vendosmerine per hyrjen ne tregun e telefonise celulare ne Shqiperi. Zevendesministri i Transporteve te Kosoves, Adem Garabovci, deklaroi diten e djeshme ne nje interviste dhene per televizionin "Top Channel", se marrja e licences se operatorit te katert, te Post-Telekomunikacionit te shtetit me te ri ne Ballkan, eshte nje rast i mire per te zhvilluar tregun dhe per te lehtesuar komunikimin telefonik mes Shqiperise dhe Kosoves. "Konkurrimi ne tenderin eshte nje investim rajonal, kjo nuk do t'i kontribuoje tregut me investime vetem ne Shqiperi, por kjo do t'i kontribuoje tregut rajonal", u shpreh Garabovci per investimin qe do te behet mbi operatorin e katert celular ne Shqiperi dhe rendesine e saj ne rajon. Procedurat, sipas tij, jane zhvilluar deri me tani, eshte bere vleresimi nga komisioni vleresues, dhe Post-Telekomunikacioni i Kosoves eshte kualifikuar. Por, zyrtari i larte thekson se vendimi perfundimtar do merret ne Parlamentin e Shqiperise. "Interesi i Shqiperise dhe i Kosoves eshte qe te kete nje vendim pozitiv. Kjo do te ndikoje ne uljen e kostos se komunikimit mes qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves, qe gjate komunikimit midis tyre te kene nje kosto me te lire dhe nje sherbim sa me cilesor", sqaron rendesine zevendesministri i Transporteve te Kosoves. Zyrtaret kosovare kane theksuar se ky lloj bashkepunimi sidomos ne aspektin ekonomik, eshte rruga me e mire qe i bashkon shqiptaret dhe i con drejt integrimit evropian. Post-Telekomunikacioni i Kosoves fitoi garen per frekuencen e 4-t te telefonise celulare, me nje vlere prej 7.2 milione eurosh.
PROJEKTI
Projekti ne fjale synon t'i jape ne perdorim PTK per 15 vjet, frekuencen e 4-t ketij konsorciumi, qe do te sjelle nje fryme te re te liberalizimit te tarifave ne sistemin e telefonise se levizshme celulare ne vendin tone, si dhe do t'i hape rruge konkurrences se lire ne kete sektor.
Komisioni kuvendor miraton projektin
Komisioni kuvendor per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin miratoi dje ne mbremje projektin per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare ne Shqiperi, Poste-Telekomunikacionit te Kosoves, ne perberje te se ciles jane Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution dhe ACI Engineering sh.p.k. Ne relacionin bashkangjitur ketij projekti theksohet se bashkimi i ofertuesve te perfaqesuar nga PTK paraqiti oferten prej 7.2 milione euro. Perfaqesues te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, te pranishem gjate diskutimit te ketij projekti ne komisionin kuvendor, u shprehen se PTK i ploteson te gjitha kriteret dhe konsorciumi i shpallur fitues, jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile, duke e argumentuar kete me uljen e cmimit te telefonise se levizshme ne tregun vendas. Projekti ne fjale u miratua nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin pa votat e opozites.