E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vetevarur 28-vjecari, familjaret dyshojne per krim

DURRES - Nje i ri eshte gjetur i vetevarur poshte nje ure. Taulant Bulluti u gjet i varur ne rrethana misterioze ne nje peme poshte ures se Shijakut, qe ndodhet larg shtepise se viktimes. 28-vjecari Bulluti jetonte ne vendin e quajtur "Kater Rruget", ne Shijak se bashku me bashkeshorten e tij dhe pjesetare te tjere te familjes. Policia, e cila mberriti ne vendngjarje i shtriu pistat e hetimeve ne dy. Ne ate te vetevrasjes apo vrasjes me dashje nga persona te tjere. Keshtu efektivat e policise po hetojne me intensitet vdekjen e 28-vjecarit, per te zbardhur deri ne fund rrethanat e motivet e ngjarjes se ndodhur. Ngjarja e rende eshte zbuluar dje, ne oret e para te mengjesit, por sipas policise, akti fatal mund te jete kryer tete ore perpara se ai te gjendej. Trupi i pajete i Bullutit, eshte pare fillimisht nga kalimtare te rastit, te cilet kane njoftuar menjehere policine e komisariat te Shijakut. Pas njoftimit ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise si dhe grupi hetimor. Nga hetimet paraprake u konstatua se 28-vjecari ishte varur me ane te nje rripi pantallonash, ne nje peme poshte ures se Shijakut. Familjare te viktimes kane deshmuar ne polici se i afermi i tyre kishte dale nga shtepia nje nate para se te gjendej i vdekur, per te pire kafe ne qytet. Sipas tyre i riu sapo kthehej nga puna dilte nga shtepia per te shetitur. Por ai nuk ishte kthyer ne shtepi. Ky fakt i ka shqetesuar familjaret, te cilet kane pritur me ore te tera kthimin e tij ne banese, edhe pse nuk kane kryer nje denoncim per zhdukjen e tij ne polici. Me pas, ai eshte gjetur i pajete poshte nje ure.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›