E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viroze nga ndryshimi i motit

Jo vetem vapa e madhe dhe i ftohti shkaktojne viroze dhe fluks te pacienteve ne urgjencat e spitaleve, por edhe ndryshimi i temperaturave here pas here, ashtu sikurse ka ndodhur edhe gjate ketyre diteve. Ulja e menjehershme e temperaturave me 3 deri ne 5 grade Celsius brenda kater diteve, ka rritur ndjeshem numrin e pacienteve te cilet kane pasur probleme shendetesore, pothuajse te ngjashme dhe kane kerkuar ndihmen e mjekeve.

Rastet

Bluzat e bardha ne urgjencen e Pediatrise, pohojne se gjate ketyre diteve te fundit ka ardhur ne rritje numri i pacienteve te cilet kane probleme shendetesore dhe pikerisht, te vjella, diarre dhe ndonjehere edhe ftohje. Sipas tyre, keto shkaktohen nga ndryshimi i menjehershem i temperaturave, te cilat nuk mund ta arrihen te suportohen nga trupi i njeriut. "Organizimi dhe trupi i njeriut pershtatet me temperaturat e ambientit dhe nese keto temperatura ndryshojne me disa grade brenda nje kohe shume te shkurter, personat me probleme kronike manifestojne menjehere probleme te shendetit. E njejta gje ka ndodhur edhe keto dite me nje pjese te mire te pacienteve, te cilet jane prekur nga kjo viroze e ndryshimit te temperaturave, qe shkakton kryesisht diarre dhe te vjella" ka pohuar mjeku Gugash Cerga ne urgjencen e Pediatrise se QSUT-se. Sipas tij, jane deri ne 150 paciente te cilet cdo dite kerkojne ndihme mjekesore, per shkak te ketyre problemeve.

Luhatjet

Luhatjet e menjehershme te temperaturave, kerkojne disa dite kohe qe te adoptohen ne trupin e njeriut. Keto jane edhe perfundimet qe mjeket kane nxjerre gjate shtimit te rasteve tek pacientet te cilet kane probleme me shendetin dhe kryesisht tek femijet. Pas ndryshimit te here pas hershem te temperaturave gjate nje periudhe shume te shkurter kohore te tjera simptoma jane duke u paraqitur tek mjeket. Keshtu nese deri tani problemet kane qene ftohje apo viroze gripale, te shkaktuara nga gripi tani me shqetesuese eshte viroza e stines, e cila here pas here shoqerohet edhe me alergji. "Ndryshimi i temperaturave sidomos kur eshte i menjehershem eshte shume i demshem per shendetin e femijeve sidomos per ata te cilet e kane semundje te vazhdueshme" pohojne mjeket e urgjences se Pediatrise se QSUT-se. Sipas tyre, edhe problemet e alergjive tek te vegjlit gjate ketyre diteve jane shume shqetesuese.

Alergjite

Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit ne ajer ka sjelle edhe rritjen e numrit te te prekurve nga alergjite. Pas largimit te virozave gripale, numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku e zene pacientet te cilet vuajne nga kjo semundje. Mjeket theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe te cilat shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te paketa ne kete stine. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre. S. Isaku

Keshillat

Evitim te daljeve ne oret e vona te nates dhe te mengjesit

Evitim te frekuentimit ne ambiente me temperatura te ndryshme

Vizite te menjehershme tek mjeku pas shfaqjes se simptomave

Marrje e medikamenteve vetem pas keshilles se mjekut

Perdorim te lengjeve ne rast diarreje dhe te vjellash

Veshje te pershtatshme ne rast te rritjes se temperatures trupore

Konsum te ushqimeve qe permbajne vitamine C

Kujdes ndaj ushqimeve qe japin alergji

Eliminim te ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›