Qeveria e Libisë njofton armëpushim të papritur
Qeveria e Libisë ka njoftuar një armëpushim të papritur, menjëherë pas miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se do të merreshin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët në vend. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm Mussa Kussa, i cili deklaroi se ky armëpushim kishte synim mbrojtjen e civilëve.
"Ne vendosëm për një armëpushim të menjehershëm, dhe për një ndalim të të gjitha operacioneve ushtarake. Libia u habit nga rezoluta e cila lejon ndërhyrje ushtarake kundër popullit të libisë" deklaroi Kussa përpara gazetarëve.
Ministri i Jashtëm shtoi gjithashtu se vendi do të mbrojë të huajt në vend. Ai konfirmoi se Libia duke qenë anëtar me të drejta të plota i OKB-së, ishte kundër pranimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.
Por mediat raportuan se në qytetin Misurata, bombardimet vazhduan edhe pas dhënies së vendimit nga ana e qeverisë.Burimet mjekësore bënë të ditura se 25 persona mbetën të vdekur. Ndërsa lideri i kryengritësve e cilësoi këtë ndërmarrje si një bllof.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi ditën e enjte në mbrëmje një rezolutë që autorizonte përdorimin e forcës kundër trupave të kolonelit Muamer Gedafi, duke i hapur rrugën goditjeve ajrore në Libi.
Rezoluta kërkonte vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi dhe ndërprerjen e plotë të dhunës dhe të gjitha sulmeve kundër civilëve.Ban ki Mon e cilësoi këtë rezolutë si historike dukë mbrojtur popullsinë civile dhe i dërgon një mesazh të fortë regjimit të Gafafit.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cilësoi si një hap pozitiv rezolutën e OKB, por kërkoi largimin e mënjehershme të Gadafit nga vendi. Lidhur me armëpushimin e qeverisë së Libisë, Clitnon shprehu dyshimet e saj lidhur me të.
Franca ishte ajo që do të kryesonte ndërhyrjen ushtarake, pasi ishte e para që kërkoi këtë akision mbi Gadafin. Por megjithatë autoritet franceze thanë se pavaresisht armëpushimit, rreziku në vend ende nuk ka ndryshuar.
Gjermania dhe Tunizia deklaruan se nuk do te dërgojnë trupa ushtarake në Libi. Kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se ndan pa rezerva rezolutën e OKB, dhe vota abstenim nuk duhet të ngatërrohet me neutralitet, deklaroi Merkel.
Ndërsa kryeminstri spanjoll Jose Zapatero, ka deklaruar se më parë duhet të autorizohet nga parlamenti lidhur me dergimin e trupave ne Libi.
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Natos, Andres Fogh Rasmusen, ka deklarur së është i gatshëm që të ndërmarrë cdo aksion për të mbështetur rezolutën e OKB-së.