E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtari bjellorus kërkon azil në Çeki

Ish-kandidati presidencial në Bjellorusi ka lënë Minskun për të kërkuar azil në Republikën Çeke.

Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar se Ales Mikhaleviç ndodhet në pritje të përgjigjes për kërkesën e tij.

Mikhaleviç dhe disa përfaqësues të tjerë të opozitës ishin arrestuar në protestat e dhjetorit të kaluar, të cilat kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksandër Lukashenkos president.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshtin, në një deklaratë të lëshuar sot, tha se i “dënon dënimet për arsye politike”.

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse të vazhdojnë mandatin e OSBE-së në Minsk.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›