Gjykata Evropiane lejon simbolet e krishtera në shkolla

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut eshte pro mbajtjes së simboleve të krishtera nëpër klasat e shkollave publike.
Vendimi përfundimtar është përshëndetur nga Roma zyrtare. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se ka fituar "ndjenja popullore".
Çështja ishte ngritur nga një finlandeze, e cila kishte thënë se shkollat në Itali refuzojnë të largojnë simbolet e Kishës Katolike nga klasat. Sipas saj, simbolet e tilla shkelin parimet laike, të cilat shkollat publike duhet t`i mbështesin.