E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Maqedonisë hap qesen për Marrëveshjen e Ohrit

Shkup, 18 gusht- Qeveria nga buxheti i saj ka ndarë rreth 12 milionë denarë për realizimin e projekteve rreth bashkëpunimit ndëretnik, tolerancës ndëretnike dhe projekte të ndërlidhura me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nga organizatat e ndryshme joqeveritare.
Zëvendëskryeministri për implementimin e MO-së, Abdilaqim Ademi thotë se nëpërmjet realizimit të këtyre projekteve do të forcohet besimi i ndërsjellë mes qytetarëve të përkatësive etnike.
Për realizimin e këtij Programi është formuar edhe Komision i veçantë i cili ka për obligim t’i grumbullojë aplikimet dhe të vendos për projektet më të mira.
“Qëllim i këtij Programi është që të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritarë dhe mbështetja e tyre në përforcimin e besimit të ndërsjellë, tolerancës, dhe mirëkuptimit në mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, dhe me këtë të kontribuojnë në lehtësimin e procesit të implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Ohrit”, ka theksuar Ademi.
Zëvendësvkryeministri Ademi paralajmëroi se punësime të reja shqiptarëve dhe pakicave tjera në administratën publike.
Ademi tha se tashmë është bërë një shpallje e konkursit në kuadër të këtij projekti, për punësim të 290 personave, ndërsa priten edhe dy konkurse tjera në fund të muajit dhe në fillim të shtatorit. Sipas tij, njëri prej konkurseve do t’i dedikohet kryesisht bashkësive më të vogla etnike ku përparësi do të kenë turqit dhe romët.
 “Njëri nga konkurset do të jetë kryesisht për bashkësitë më të vogla etnike, për romët dhe turqit, pasi konstatuam se janë më pak të përfaqësuara në administratën shtetërore, por vërejtjen e njëjtë e kemi edhe nga BE-ja. Deri nga fundi i muajit do të ketë edhe një shpallje për rreth 250 punësime, në shtator dhe një tjetër?”, tha Ademi në një konferencë për shtyp. Ademi tha se së shpejti, të punësuarit në pajtim me përfaqësimin e drejtë, të cilët ende janë në shtëpi, do të ftohen në institucione. "Qeveria vazhdimisht, në çdo seancë, sistemon nëpunës shtetëror të cilët pranohen në Sekretariatin. Ky numër vazhdimisht zvogëlohet dhe së shpejti do të jetë zero. Nuk kemi numër të saktë sa të tillë ka në momentin, sepse në çdo seancë zvogëlohet, për 20 deri 30 nëpunës sistemohen", tha Ademi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›