PDSH e Thaçit shprehet pro hapësirës shqiptare të biznesit

Shkup, 18 gusht- Iniciativat që biznesmenë nga Maqedonia ta zgjerojnë biznesin e tyre apo kapitalin e tyre ta investojnë edhe në hapësirat shqiptare si në Shqipëri dhe Kosovë, për Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) është e mirëseardhur, por për të njëjtën duhet edhe mbështetje edhe të qeverisë.
Një ide të këtillë ka shpalosur biznesmeni dhe pronari i TV A1, Velija Ramkovski, i cili ka thënë hapur se tregu i hapësirës shqiptare në Ballkan, që numëron 8 milion konsumatorë potencial, është një atraksion i vërtetë për biznes.
Zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri, duke shprehur qëndrim partiak ka thënë se kjo është në interes të bashkëpunimit rajonal dhe ndërfqinjësor, duke rikujtuar se Shqipëria është ndër vendet më me progres ekonomik. Ai për ide të tilla akuzon qeverinë se nuk krijon kushte, madje ata kanë penguar edhe realizimi ne disa projekteve infrastrukturore.
“Iniciativa të tilla për PDSH-në janë të mirëseardhura por duhet gatishmëri edhe nga ana e Qeverisë që duhet të mendojë edhe për investimet e ndryshme në zonat ku shumica janë shqiptarë dhe të cilat janë lënë në harresë nga investimet shtetërore . Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve rajonale dhe ndërshtetërore ato duhet të intensifikohen, dhe në këtë drejtim është i mirëseardhur çdo bashkëpunim i sektorit privat dhe i biznesmenëve, por është edhe obligim i Qeverisë që tu ofrojë apo mundësojë kushte për të vepruar . Kjo parti vlerëson se është në interes sepse Shqipëria llogaritet si njëri ndër vendet në rritje më të lartë ekonomike sidomos në këto vitet e fundit. Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e saj që lidh me Kosovën, ndërsa Qeveria e Maqedonisë nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim madje ka shkuar edhe më larg duke devijuar projekte të rëndësishme”, thotë Adriatik Imeri.
Zëdhënësi Imeri thotë se duke pasur parasysh se kjo Qeveri aktuale përveç diskriminimit të shqiptarëve në planin politik dhe atë shoqërorë është shumë më e vrazhdë në planin ekonomik.
Sipas tij investimet në zonat shqiptare qoftë në infrastrukturë dhe në përgjithësi në ekonomi arrin mezi dy deri në tre për qind.
“Ky është një apart’heid i vrazhdë ekonomik që me përkulje dhe me vasalitet të paparë nga ana e BDI-së e cila mendon se është partnere në Qeveri, por de fakto janë vetëm numra dhe dekor i garniturës së Nikolla Gruevskit. Duke pasur parasysh se kjo Qeveri nuk ka gatishmëri që ta rishqyrtojë politikën e vet ndaj shqiptarëve , nuk mund të pritet që të arrihet ajo që do të ishte në të mirë për rajonin, bashkëpunimi i gjerë ekonomik edhe me Kosovën dhe me Shqipërinë”, tha Adriatik Imeri.