E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Re, PD-LSI firmosin bashkëpunimin 4 vjeçar

Tiranë, 2 shtator NOA Lajm dhe foto UPDATE-Kryetari i PD, Berisha dhe kreu i LSI, Ilir Meta firmosën sot pasdite rreth orës 18 në ambientet e kryesisë së Kuvendit, marrëveshjen e bashkëpunimit 4 vjeçar për qeverisjen e re që pritet të udhëheqë vendin pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Berisha deklaroi se pas kësaj marrëveshje në ditët në vijim do të firmoset bashkëpunimi me aleatët e tjerë të koalicionit, madje i është bërë ftesë dhe PBDNJ-së një forcë politike e cila doli nga koalicioni i djathtë para zgjedhjeve të 28 qershorit për tju rreshtuar listës së aleatëve të PS.

Në fjalën e tij, kryetari i koalicionit fitues të djathtë theksoi se qeverisja do të ketë për bazë zbatimin e programeve të dy partive kryesore në koalicionin e ri, të PD e LSI.

Berisha u shpreh se koalicioni i ri 4 vjeçar do të mbajë premtimet për reformat e thella që do ta çojnë vendin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu dhe reformën zgjedhore e cila do të ndreqë gabimet që dolën në pah gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.

Berisha garantoi se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2011 të dyja forcat do të dalin së bashku në garë e do të fitojnë sërish për të firmosur më pas për bashkëpunimin afatgjatë.

Ndërsa ka zbardhur disa pika të negociatave me LSI, duke e quajtur një forcë politike esenciale në qeveri, Berisha tha se në qeverisjen e saj, LSI do të përfaqësohet nga kryetari i saj, Ilir Meta si zv/kryeministër e ministër i Jashtëm, më pas me postin e Ministrit të Shëndetësisë të cilin do e përfaqësojë Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i LSI, dhe ministër i Energjetikës, Dritan Prifti. Njëkohësisht kjo forcë do të mbajë dhe postin e nënkryetarit të parlamentit.

Sipas Berishës, LSI do të ketë 20 për qind të përfaqësimit në administratë si dhe përfaqësimin në qeveri me 7 zv/ministra të kabinetit.

Me zotin Meta kemi rënë dakord se sdo të ketë asnjë ndarje në shërbimin civil për tu konsoliduar më shumë shërbimi ndaj qytetarëve, u shpreh Berisha.

Më pas e mori fjalën kreu i LSI, Ilir Meta.

Sipas Metës në thelb të kësaj marrëveshje do të konkretizohet dhe programi i qeverisë së ardhshme por që do të jetë më e detajuar.

Meta ka shprehur kënaqësinë për mirëkuptimin që ka pasur me Berishën e përfaqësues të tjerë në lidhje me integrimin e sa më shumë personaliteteve të dy forcave politike.

Jam i kënaqur që shumë nga prioritetet tona përputhen, disa të tjera kanë gjetur një mirëkuptim të plotë, kjo është një marrëveshje që garanton stabilitet e reforma serioze që do të shpejtojnë procesin e integrimit evropian.

Unë sot vetë kam theksuar që kjo marrëveshje sdo të cënojë statusin e nëpunësit civil, përveç rasteve që kemi të bëjmë me përfaqësim politik, tha Meta.

Meta theksoi se një nga p/ligjet për moshën e tretë si një nga nismat e LSI gjatë fushatës ka gjetur mbështetjen e qeverisë dhe një vend të caktuar në programin e qeverisë së re.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›