Qeveria e re, Berisha-Meta firmosin paktin

Kryeministri Berisha ka firmosur marrëveshjes me kreun e LSI-së Ilir Meta për formimin e qeverisë së re. Pas firmosjes së marrëveshjes kryeministri Berisha u shpreh se PD dhe LSI-ja firmosën marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që do vijnë dhe në vazhdim marrrëveshje që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian. "Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh sepse është një marrëveshje me një spektër të gjërë për qytetarët që votuan në qendër" theksoi Berisha
Më tej ai theksoi se qeveria do të ketë një program shumë më t ëpasur dhe të përfaqësoj një spektër më të gjërë të zgjedhësve shqiptar. "Është një koalcion i suksesshëm në qeverisje e vendit dhe do ti japë shqiptarëve në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave dhe nëpërmjet reformave statusin e vendit kandidat për në BE" theksoi Berisha.
Ai gjithashtu u shpreh se ka rënë dakort me LSI-në se në përputhje me marrëveshjen e LSI-së si një forcë politke esenciale dhe politke do të ketë në qeverisjen e ardhshme Ilir Metën si zëvendëskryeministër dhe ministër të jashtëm, Dritan Prifti ministër i Ekonomisë dhe i Energjitikës dhe Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë.
Gjithashtu 4-7 do të jenë zëvendësministra, prefekti i Beratit dhe Fierit si dhe 20 për qind të posteve të niveleve të dyta
Ndërsa kreu i LSI-së Meta theksoi se kjo është një marrëveshje që do t'iu shërbejë të gjithë shqiptarëve. "Është një marrëveshje që do të ketë reforma të mëdha. Kjo marrëveshje nuk do të cënojë statusin e nënpunësit civil", theksoi Meta, duke shtuar se nuk është në moralin e LSI-së, për të larguar persona nga puna. Ai ka deklaruar se do të hapen mbi 100 mijë vende të reja pune gjatë këtij mandati qeverisës.
"Ky koalicion ka themele të sigurta të cilat burojnë nga parime të shëndetshme, mbi të cilat ai është ndërtuar. Do të jetë një koalicion fitues në zgjedhjet e ardhshme vendore, sepse kjo është edhe një garanci për të përmbyllur këtë mandat katërvjeçar", tha gjithashtu Meta.