E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Ren: Tre kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, për heqjen e vizave me BE

Bruksel, 3 Shtator NOA - Komisioneri për Zgjerimin Oli Ren zhvilloi një takim në Parlamentin Evropian me anëtarët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë (AFET) mbi zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasi vlerësoi bashkëpunimin me Parlamentin Europian në zgjerimin e BE-së si një histori suksesi, Komisioneri Rehn vuri theksin mbi liberalizimin e vizave si një proces të pakthyeshëm që do të çojë në europianizimin e shoqërisë civile në rajon dhe nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, me kusht që qeveritë e tyre përkatëse të kenë përmbushur kriteret e nevojshme.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do ti ndjekin vendet fqinje shpejt në këtë proces, - theksoi Rehn.

Më tej, Ren njoftoi për propozimin e Komisionit Europian të datës 15 korrik 2009, drejtuar Këshillit të BE-së, për heqjen e regjimit të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Por ai theksoi se propozimi është bërë me kusht që këto dy vende të përmbushin me sukses edhe kërkesat e fundit teknike të nevojshme.

Komisioneri Ren nënvizoi se, nëse Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të vazhdojnë reformat me ritmin e tanishëm, atëherë Komisioni Europian do të jetë në gjendje të bëjë propozimin për heqjen e vizave edhe për këto dy vende deri në mesin e vitit 2010. Sidoqoftë, vazhdoi ai, çdo gjë varet nga shpejtësia e reformave të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kushtet që mbeten për tu plotësuar për Shqipërinë janë:

Standarde të larta të sigurisë së dokumenteve dhe shpërndarja e pasaportave biometrike. Këtu, z.Ren theksoi se Serbia ka shpërndarë tashmë më shumë se 700 mijë pasaporta biometrike, Maqedonia 400 000 dhe Mali i Zi 100 000 pasaporta biometrike;

 forcimi i strukturave ne luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

 Forcimi i kontrollit dhe menaxhimit të kufijve.

Në vazhdim, Komisioneri Ren vlerësoi zgjedhjet parlamentare si më të mira në krahasim me ato të mëparshme, duke vënë në dukje se, megjithatë u konstatuan mangësi. Ai njoftoi anëtarët e AFET-it se Komisioni Europian është në pritje të raportit të OSBE-së për të dhënë vlerësimin përfundimtar ne lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.

Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për aderim në BE, nëse Këshilli i BE-së do të na japë mandat për këtë, u shpreh z. Ren.

Përsa i përket Kosovës, Komisioneri Ren theksoi se Komisioni Europian po punon në përpilimin e studimit të fizibilitetit, i cili do të publikohet së bashku me raportet e progresit në tetor, duke hapur kështu rrugën e bashkëpunimit në vazhdim mes BE-së dhe Kosovës.

/e.n/e.l/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›