E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Fatos Nano, nënshkroi në Këshillin e Ministrave, Marrëveshjen e Bashkëpunimit me te gjithe ministrat që do të përbëjnë kabinetin e tij. Në dokumentin e nënshkruar, mes

Sot, Kryeministri Fatos Nano, nënshkroi në Këshillin e Ministrave, Marrëveshjen e Bashkëpunimit me te gjithe ministrat që do të përbëjnë kabinetin e tij.
Në dokumentin e nënshkruar, mes Kryeministrit Fatos Nano dhe çdo Ministri, përcaktohen përgjegjësitë politike dhe ligjore mes tyre përgjatë gjithë kohës që ushtrojnë detyrat, të drejtat dhe detyrimet mes tyre. Të drejtat dhe detyrimet që përmban ky dokument burojnë nga Kushtetuta e Republikës dhe aktet ligjore ne fuqi.
Këto rregulla që përmban Marrëveshja e Bashkëpunimit, përcaktojnë marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe çdo Ministri me qëllim shmangien e subjektivizmit në vlerësimin për punën e kryer dhe kanë si synim final një bashkëpunim të frytshëm dhe qeverisje të sukseshsme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›