E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e efektivit Lena në postobllok, bie akuza për vrasje nga 37-vjeçari

EDMIR-KOLECI01Tiranë- Shkaktari i aksidentit vdekjeprurës për efektivin e policisë Selman Lena tre muaj më parë, Edmir Koleci ka dalë para gjykatës sot por këtë rradhë nën akuzën e shkaktimit të aksidentit  dhe jo atë të vrasjes.

37-vjeçari Koleci kas deklaruar vetëm gjeneralitetet, ndërsa pretetendimet e tij për ngjarjen e Kamzes i shpjegoi avokati i tij mbrojtës duke i kërkuar gjykatës të ishte e butë me klientin e tij.

Sipasasaj që pretendon mbrojtja, nuk ka një aktekspertizë nëse patrulla e policisë, ishte brenda rregullave apo jo mesnatën e  katër Majit,ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë në të cilën mbeti i plagosur edhe kolegut i Lenës, Preng Lleshi.

Për prokurorinë, vdekja e inspektor Selman Lenës dhe plagosja e Lleshit ndodhi nga përplasja e automjetit që po drejtohej me  shpejtësi nga i akuzuari. Gjykata e la ne arrest me burg Kolecin për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesnatën e 4 Majit, Edmir Koleci po udhëtonte me automjetin e tij jashtë normave të lejuara në çastin kur një postbllok i policise së Kamzës tentoi ta ndalonte. Dosja për këtë ngjarje i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, por prokuroret shpallën moskopetencen për këtë dosje, duke ja kaluar një prokurorie të një shkalle më të ulët për gjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›