Tiranë, humb jetën një 48-vjeçare, ra aksidentalisht nga kati i dytë
TIRANE – Një 48-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 48-vjeçarja Sh.Rosa ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së saj, duke humbur jetën në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Artan Lenja”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)