Qeveria e re, Rama shpall sot emrat e kabinetit me 19 ministra
TIRANE- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet të bëjë publikë sot, emrat e bashkëpunëtorëve të tij në kabinetin qeveritar. Në fakt, kryeministri i zgjedhur Edi Rama kishte lajmëruar dje në mbrëmje një konferencë për shtyp, të cilën e shtyu për sot në orën 11:00. Burime nga PS bënë të ditur se ai e ka mbajtur shumë sekret temën e konferencës. Por dy janë çështjet, për të cilat vetë Rama ka lajmëruar se do t’i bëjë publike shumë shpejt. E para është programi 300- ditor i qeverisë së re, dhe e dyta është lista me ministrat e qeverisë së re. Këtë të fundit ai e lajmëroi që do ta shpallte, ose ditët e fundit të korrikut, ose javën e parë të gushtit.
Ndaj edhe të gjitha gjasat janë që sot të kemi qeverinë e re. Por, një tjetër datë ka qenë e planifikuar për shpalljen e ministrave të qeverisë “Rama”, data 5 gusht. Aleati i tij kryesor, kreu i LSI-së Ilir Meta ndodhet me pushime dhe pritet të kthehet pikërisht të hënën që vjen. Megjithatë nuk është kjo arsyeja që e pengon shpalljen përfundimtare të emrave. Të njëjtat burime nga PS, bënë të ditur se nuk ka qenë e lehtë për kryeministrin Rama të përzgjedhë emrat e ministrave. Nga njëra anë janë pjesa e disa deputetëve të përzgjedhur prej tij, por që nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga mandati i deputetit, vendim ky i bërë publik tashmë, që kushtëzon pjesëmarrjen në qeveri me dorëzimin e mandatit të deputetit. Ndërsa nga ana tjetër janë një pjesë e figurave në PS, por edhe nga aleatët, që kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre për mospjesëmarrjen në qeveri.
Edhe pse jozyrtare, deri dje janë përfolur disa emra. Kështu, emri i kreut të PSsë së Tiranës, Saimir Tahiri, jepet si i sigurt në postin e ministrit të Brendshëm. Bëhet e ditur se në postin e ministrit të Drejtësisë, Rama ka sjellë nëpër mend disa emra, që nga ai i Fatmir Xhafës, si një nga njerëzit më kompetentë në këtë fushë, por në rast të mospranimit të tij janë folur emrat e disa deputetëve të tjerë. Zërat flasin për një afrim në kabinet të një prej bashkëpunëtoreve të tij të vjetra në Bashkinë e Tiranës, Vali Bizhga, në postin e ministres së Shëndetësisë. E një tjetër bashkëpunëtore, deputetja Mimi Kodheli duket se do të heqë dorë nga mandati i deputetes për t’u bërë ministre e Ekonomisë. Sipas të njëjtave burime, të pakonfirmuara zyrtarisht, por sipas zërave që qarkullojnë në PS, 4 ministri janë menduar për LSI-në: e Mbrojtjes, Integrimit, Mjedisit dhe e Transporteve. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mësohet se mund të jetë Erjon Veliaj, ndërkohë që Artan Lame do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ende mbeten të pazbardhura disa nga dikasteret që do t’u lihen aleatëve të PBDNJ apo kristiandemokratëve, por gjithçka Rama ka marrë përsipër ta bëjë vetë publike, ashtu siç ka premtuar, brenda afateve të deklaruara.
STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani ose Anastas Angjeli
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes LSI
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati ose Roland Bimo
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço ose Fatmir Xhafaj
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ilir Beqaj ose Mimi Kodheli
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Artan Lame ose Artan Shkreli
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Vali Bizhga ose Petrit Vargu
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Shezai Rrokaj ose Ledi Shamku
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ose Vangjel Dule
15. Ministria e Kulturës Auron Tare
16. Ministria e Mjedisit Mark Frroku ose Eduard Shalsi
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolla
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Spartak Ngjela
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)