Tiranë, pema simbol e shndërruar në kosh mbeturinash (FOTO)
Tiranë- Ndotja e rrugëve dhe trotuareve të kryeqytetit vijon të mbetet shqetësuese dhe në fokus të fotografive që vijnë çdo ditë në adresën tonë të email-it info@gazetaidea.com.
Në fotografitë që shihni më poshtë, siç e shihni, natën pema përballë shkollës Sami Frashëri ‘mbillet’ me mbetje
Imazhet janë sjellë me këtë koment drejt Gazetës IDEA:
Po ju sjell në këto fotografi të marra në ditë të ndryshme në të njëjtin vend, përballë gjimnazit Sami Frashëri në kryeqytet. E njëjta situatë vijon të përsëritet edhe njerëzit nuk e kuptojnë që ajo është pemë dhe jo kosh. Ka muaj që historia përsëritet në kë vend, edhe pse koshi që ishte aty është zhvendosur disa metra larg,- shprehet denoncuesi.
Tiranë, ja pema simbol që është shndërruar në kosh mbeturinash
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4