E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreca: Vendimi i Kolegjit, i mbështetur në ligj

Gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor Tom Ndreca, i cili lexoi vendimin duke shpallur fitues për Bashkinë e Tiranës kandidatin e PD-se, Lulzim Basha flet për herë të parë pas dhënies së vendimit dhe pa u zbardhur ende ky i fundit. Ai shpjegon me detaje për Deutsche Welle dhe gjithashtu edhe me argumente se pse trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor vendosi të rrëzojë ankimin e PS, të bërë ndaj vendimit të kQZ dhe të shpall si fitues, Lulëzim Bashën.
 

"Situata zgjedhore pëson ndryshime dhe lindin fenomene, që kërkojnë zgjidhje. Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe të mbështetur në legjislacionin e Shqipërisë, kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi që akti normativ i KQZ nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore, atë të Tiranës dhe si i tillë nuk krijonte një normë për gjithë vendin. Akti normativ i KQZ për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar, pasi ai bëri vetëm korigjimin e tabelave të KZAZ- ve të Tiranës” deklaron Tom Ndreca.
 

Tom Ndreca nga Kolegji Zgjedhor mendon se “ thembra e Akilit” në procesin e numërimit është natyra partiake e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, KZAZ-ve.
 

“ Procesi i numërimit po stonon, po zgjatet. Grupet e numërimit dhe nivelet e administrimit të këtij procesi nuk duhet të jenë partiake, duhet gjetur një formë tjetër, jo partiake, ndofta forma elektronike, si e kanë vendet e BE,” thotë Tom Ndreca.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›