Qeveria e re libiane OKB njeh Keshillin e Tranzicionit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar pro njohjes së Këshillit Kombëtar të Tranzicionit si përfaqësues zyrtar i Libisë në organizatën ndërkombëtare. Asambleja miratoi kërkesën e autoriteteve të reja libiane për akreditimin e të dërguarve të vet si përfaqësues të vetëm të Tripolit zyrtar.
Organizmi i përbërë nga përfaqësues të 193 kombeve, e miratoi kërkesën me 114 vota në favor, 17 kundër dhe 15 abstenime. Zyrtarë të lartë të OKB-së njoftuan gjithashtu se ambasadori libian do të jetë sërish Abdurrahman Shalgham, i cili kishte dezertuar nga radhët e regjimit të Gedafit që me nisjen e kryengritjes.
Disa vende të Amerikës Latine kritikuan ashpër vendimin për njohjen e qeverisë së re libiane.