E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, forcat anti-Gadaf sulmojnë qytetin Ban Valid

Forcat anti Gadafi kanë rimbledhur forcat e tyre për një kundërsulm ndaj forcave besnike të kolonelit në qytetin Ban Valid. Rebelët u tërhoqën një ditë më parë, pas luftimeve të ashpra për të rrimarrë një ndër bastionet e fundit të Gadafit. Luftimet u zhvilluan edhe në Sirte, vendlindjen e ish liderit, ku rebelet kanë mundur të depërtojnë në qytet, poer më pas janë tërhqeur për shkak të armatimeve të rënda që mërcenarët përdorën.

Një nga luftëtarët, pjesë e grupit që u detyran të kthehen në pengesën e fundit në shkretëtirë deklaroi se kishin pasur të pamundur për të hyrë, për shkak të snajperave, që ishin vendosur për të goditur rebelët. “Shumica e qytetarëve në Ban Valid kanë gjak jeshil”, deklaroi ai, duke iu referuar ngjyrës që mbanin aktivistët, që përmbysën regjimin e Gadafit. Megjithatë, rebelët janë shprehur optimistë për avancimin që kanë pasur në këto qytete, duke pasur parasysh faktin, se ata kanë qenë gjithmonë pikat kryesore të Gadafit.
 

Pritet tashmë që kryeministri i përkohshëm, Abdul Xhalil të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, javën e ardhshme, për të diskutuar për të ardhmen e Libisë dhe reformave që duhen ndërmarrë për të zhvilluar vendin. Gjithashtu, do të diskutohet edhe mbështetja që vendet antarë të OKB-së, do të japin për Libinë, ndërsa Xhalil pritet të takohet edhe me presidentin Barak Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›