Vonesa me boterorin Brazili ne veshtiresi me punimet
1000 ditë deri në Kupën e Botës 2014 dhe tani ora po troket për Brazilin, gjithnjë në vështirësi për shkak të vonesave në punime. Presidentja e vendit, Dilma Rousseff dhe legjenda braziliane e futbollit, Pele, kanë marrë pjesë në ceremoninë speciale të countdoun drejt evenimentit më të madh futbollistik.
Por në Belo Horizonte, jashtë stadiumit Mineirao, një nga 12 impiantet në rikonstruktim për turneun, protestat kanë nisur pak para mbërritjes së presidentes Rousseff.
"Fillojnë tani numërimin mbrapsht 1000 ditë deri në Kupën e Botës 2014. E dimë që ky turne vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Brazilin, pikërisht kur në vendin tonë po ndodhin shumë transformime sinjifikative," ka thënë presidentja braziliane.
Në fakt, punimet në Mineirao janë ndërprerë, për shkak të grevës së punonjësve për rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Edhe punimet në gjigandin Maracana në Rio de Janeiro janë gjithashtu në grevë për të dytën herë në më pak se një muaj.
Gjithsesi, në fillim të javës autoritetet braziliane kanë prezantuar një raport mbi zhvillimet më të fundit në përgatitjet për Kupën e Botës, duke dhënë garanci se stadiumet, aeroportet dhe infrastruktura do të jetë gati në kohën e duhur, për më tepër që 5 herë kampionët e botës, do të orgaonizojnë turneun më të rëndësishëm të futbollit,për herë të parë që nga 1950.
Eno Skarço