Qeveria e re përfundon takimin dyditor në Shkodër, Rama: Piketa të qarta për 100 ditët e para
Kabineti “Rama” ka përfunduar takimin dyditor në qytetin e Shkodrës. Ashtu si edhe ditën e djeshme, mbledhja e qeverisë së re zgjati disa orë dhe u mbajt me dyer të mbyllura.
Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Socialiste njofton se në Shkodër janë vendosur piketa të qarta për 100 ditët e para të qeverisjes.
“Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit Një skuadër e gatshme për të merituar besimin e 23 Qershorit” shkruan Rama në Facebook ndërsa e shoqëron komentin edhe me foto të mbledhjes së zhvilluar në hotelin Colosseo.