Qeveria e re, vijon mbledhja e kabinetit Rama në Shkodër
Po vijon në Shkodër takimi i dytë informal i qeverisë së re. Pas mbledhjes së djeshme e cila zgjati 4 orë, kabineti i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama është mbledhur sërish sot për të vijuar me diskutimet.
Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Socialiste njofton se në Shkodër janë vendosur piketa të qarta për 100 ditët e para të qeverisjes.
“Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit Një skuadër e gatshme për të merituar besimin e 23 Qershorit” shkruan Rama në Facebook ndërsa e shoqëron komentin edhe me foto të mbledhjes së zhvilluar në hotelin Colosseo.