E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket gomonia me 27 klandestinë në bord, në Itali gjendet një gomone me 32 persona

Një gomone ku mendohet se ndodhen 27 klandestinë është zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme në kanalin e Otrantos.

Njoftimi është bërë nga Roja bregdetare e cila ka theksuar se ka marrë një informacion nga Shërbimi SAR i Romës në Itali se dje në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet” thuhet në njoftim.

Mediat italiane: Gjendet një gomone në brigjet e Kalabrisë

Ndërkohë  mediat italiane raportojnë se një gomone me 32 persona në bord është gjetur në brigjet e Kalabrisë. Sipas mediave gomonia ka pësuar defekt dhe ka kërkuar ndihmë ndërsa por nuk dihet nëse bëhet fjalë për gomonen e zhdukur me klandestinë në kanalin e Otrantos apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›