E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD përshëndet vendimin për SHQUP-in: Rama kërkon të eleminojë opozitën

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi vendimin si akt moral, demokratik e ligjor.

“PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej 90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do ti kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar  tha Laura Vorpsi.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.

“Po del në pah lufta e paskrupllt e maxhorancës së re për të eleminuar aktivitetin e opozitës. Kërcënimet publike nga figura të larta politike janë reflekse të regjimeve totalitare.Kreu i socialistëve me gjuhën e ashpër që përdori  dëshmoi se do eleminimin e opozitës. Reflekset e njeriut-shtet flasin për rrezikun e rënies së shtetit në duart e një sundimtari shtoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›