Berisha-Ramës: Luftën politike bëje si të duash por mos cëno biznesin
Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përgëzuar sot punën e mirë të bërë nga administrata doganore dhe tatimet.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha sulmoi kryesocialistin Rama për ekonominë e vendit duke theksuar se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme.
“Sa të kërkojë lart e poshtë se ku është makineria që pret para për qeverinë të mësojë, se injoranca nuk është kurrë argument. Gjatë korrikut në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit për gropën e madhe, nxiheshin në diell vazhdojnë në resorte 3 mijë euro nata dhe kur bërtisnin për gropën, administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet të lartë. Synimi antishtet i piktorit synonte të paralizonte administratën, por kjo nuk u arrit. Hapja e tenderit me kushërirën për fshesën në administratë, sinjal shumë negativ që i dërgohej administratës, po kjo është një pasuri shumë e madhe e vendit dhe ajo ia ka dalë që në tatime të realizojë 106.7% planin e vet, krahasuar me korrikun e vitit tjetër të mbledhë 7% më shumë, kurse doganat kanë mbledhur 16% më shumë se korriku i vjetshëm, ato janë 95% e planit në tërësi sepse kemi hequr TVSH për të gjitha llojet e makinerive dhe gjithçka që përdoret për prodhim tha Berisha.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Rama që të mos e shtrijë luftën politike në fushën e biznesit.
“Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet tha Berisha.
Ai i ka cilësuar deklaratat për koncesionet si sharlatareske, të denja vetëm për bijtë e etërve të regjimit komunist. “Akuzat e bëra nuk kanë asnjë të vërtetë. Ne do tu kërkojmë të kontrollojnë çdo koncesion dhe do të gjejnë transparencën më maksimale” tha Berisha.
Berisha-ministrave: Lini dosjet për pasardhësit. Shumë sdinë lexim, ruani një kopje
Duke ironizuar për pasardhësit në qeveri, Berisha ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij të lënë në tryezë për ata që vijnë në shtator listën e plotë me projektet që janë miratuar e janë për në vazhdim.
Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë ti lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Prandaj lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete tha Berisha.
vijon…..