Kaita kërcënohet me vdekje

Mesfushori i Nigerisë, Sani Kaita është kërcënuar me vdekje pas përjashtimit në ndeshjen e tyre të dytë në Grupin B, kundër Greqisë, të enjten. Kaita i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve DPA se është kërcënuar me vdekje, por nuk shqetësohet prej tyre.
“Po, kam marr kërcënime me vdekje”, tha ai për DPA-në gjatë një bisede telefonike nga hoteli i ekipit në Richard Bay, afër qytetit të Durbanit. “Ato janë dërguar në adresën time elektronike, mbi 1000 prej tyre, por nuk brengosem rreth tyre, sepse jam mysliman dhe vetëm Zoti mund të vendosë se kush jeton dhe kush vdes”, shtoi ai.
Kaita ishte përjashtuar në minutën e 33-të në humbjen e ekipit të tij 2-1 nga Greqia në Bloemfontein, pas një goditjeje ndaj Vasilis Torosidisit.
“Gjithçka në këtë botë është në duart e Zotit, pa marrë parasysh nëse është jeta ime ose çka do tjetër dhe vetëm Zoti dhe askush tjetër nuk ka fuqi për të më vrarë. Vetëm Zoti e di se çka do të ndodhë nesër. Ai e mban fatin tonë. Kjo është çfarë kam mësuar nga feja”, u shpreh Kaita.
Ai refuzoi të krahasojë gjendjen e tij me atë të mbrojtësit kolumbian, Andres Escobar, i cili ishte qëlluar për vdekje në vendlindjen e tij në Kolumbi, në një incident që kishte të bëjë me autogolin e tij që i mundësoi nikoqirit, SHBA, të kalojë në fazën e dytë të Kampionatit botëror 1994.
Dështimi i Kolumbisë për të kaluar në fazën eliminatore të Botërorit besohej se u kishte sjellë humbje të mëdha në bastore disave prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në vend.
“Nuk do ta krahasoja rastin tim me atë të Escobarit, sepse secili e ka identitetin e tij në këtë botë”, vazhdoi Keita, i cili shprehu dëshpërimin e tij që përjashtimi shkoi në favor të Greqisë dhe tregoi se ai kurrë nuk ishte ndëshkuar më parë në fanellën e Nigerisë.
“E kuptoj dëshpërimin pas asaj që ndodhi kundër Greqisë, por jam edhe më tepër i dëshpëruar, sepse prej kur përfaqësoj Nigerinë në shkallën ndërkombëtare, së pari me ekipin U-20, tani, në Olimpiadë dhe ekipin senior, nuk jam ndëshkuar me karton të verdhë e lëre më të përjashtohem. Ky nuk është karakteri im. Pas ndeshjes, trajneri Lagerback më ka thënë se ishte i dëshpëruar me mua, por më pas të gjithë më kanë përkrahur duke ofruar ngushëllim”, theksoi ai.
Kaita 24 vjeç debutoi për Nigerinë më 2005 dhe luajti në tri gara të Kupës së Afrikës. Pas humbjeve nga Argjentina dhe Greqia, Nigeria zhvillon ndeshjen e tyre të fundit në Grupin B kundër Koresë së Jugut, në Durban, të martën.
Kaita, i cili është i suspenduar për këtë takim, ka thënë se mbetet “njeri pozitiv dhe pjesë e ekipit”. Ai shtoi: “Është dëshirë e të gjithëve që të fitojmë të martën. Jam nigerian dhe krenohem që jam i tillë”. Për kërcënimet me vdekje ndaj Kaitas, Nigeria e ka njoftuar FIFA-n.