Qeveria, emetim të bonove në euro
Qeveria do të marrë borxh nga tregu i brendshëm në euro. Këtë e konfirmoi drejtori i borxhit në ministrinë e financave, Xhentil Demiri, i cili thotë se ky vendim nuk prek mundësinë për kreditimin e biznesit nga bankat.
“Në përputhje me strategjinë tonë për të rritur fleksibilitetin e huamarrjes, për të diversifikuar burimet e financimit si dhe sigurimin e një pjese të tij në euro, pa rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat do të shohim edhe mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm të denominuar në euro” tha Demiri.
Sipas zyrtarit të ministrisë së financave situata e borxhit është në kontroll dhe gjendja e mirë financiare tregohet edhe nga ulja e interesave të tij.
“Normat e interesit të huamarrjes së brendshme janë ulur në mënyrë konstante. Kështu përshembull, bonoja nje- vjecare ose ajo që ne e quajmë benchmark apo barometër të instrumentave të tregut të brendshëm është ulur nga 9.24% në fund të vitit 2009 në 8% aktualisht, cka përbën një reduktim të kostos që ajo përbën në buxhetin e shtetit prej më tepër se 13%” tha Demiri.
Nga janari në maj qeveria ka marrë borxh nga tregu i brendshëm 14 miliard lekë ose 36 për qind të planit vjetor. Krahasuar me planin për 5 mujorin shifra është disa herë më e lartë.
Adi Darsi