Rama Qeveria i ka hapur rruge kontrabandes
Fajin e ka Saliu turi i fundit i nisur nga Partia Socialiste ka vijuar dje ne Puke kur kryetari opozitar Edi Rama rinenvizoi akuzat dhe mesazhet e veta politike. Duke folur per situaten ne vend ai eshte perqendruar te problemi i kontrabandes se naftes virgin qe eshte edhe skandali me i fundit ne Shqiperi. Skandali i naftes dhe veprimtaria kriminale e kesaj bande perbejne nje kulm te padrejtesise. Dhe cka eshte edhe me rreqethese eshte se sot prapa hekurave eshte banda qe e realizonte kontrabanden nderkohe qe ne tryezen e qeverise jane ata te cilet i hapin rrugen kontrabandes dhe te cilet lejonin per perfitimet e tyre te drejtperdrejta dhe marramendese ne para tha Edi Rama. Nisur mbi keto akuza dhe mbi keto fakte qe jane prodhuar se fundmi nga veprimet e Prokurorise se Pergjithshme kreu socialist apeloi nga Puka se rruga e vetme per ndryshimin e gjendjes eshte vetem PS dhe alternativa njerezore qe ajo perfaqeson. Ne jemi ketu te gjithe se bashku sot ne Puke dhe ne gjithe Shqiperine me shume se asnjehere. Sepse me shume se asnjehere Partia Socialiste e Shqiperise eshte e vetmja rruge per te dale nga varferia per te dale nga papunesia per te dale nga burgu i padrejtesise ku mbahen mbyllur sot shqiptaret me pahirin e nje qeverie qe ka vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine dhe qe vrau per te vazhduar te vjedhe tha Edi Rama.