E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria fsheh emergjencen

E hene 06 Shkurt 2012 1655 Pajtim Bello ish zv/ministri i Pushtetit VendorQeveria fsheh te verteten rreth gjendjes se krijuar nga moti i keq ne Shqiperi. Ish-drejtues te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe deputete japin alarmin se me shume se gjysma e territorit te vendit eshte e izoluar teresisht. Pajtim Bello ish zv/ministri i Pushtetit Vendor deklaron se fondet akorduar komunave dhe bashkive jane qesharake. Per kete arsye ato nuk kane para per pastrimin e rrugeve dhe hedhjen e skorieve. Bello i ben thirrje qeverise te shpalle gjendjen e jashtezakonshme duke kerkuar edhe ndihmen e shteteve te tjera. Deputeti i Kukesit Asllan Dogjani deklaron se realiteti ne zonen e tij eshte krejt ndryshe nga sa raportojne institucionet zyrtare. Edhe deputeti i Mirdites zone me dhjetera fshatra te izoluar pranon se nevojitet nje strategji afatgjate per perballimin e Emergjencave Civile ne periudhen e dimrit. Nga zyrat e Emergjencave Civile prane Ministrise se Brendshme situata raportohet krejt ndryshe nga realiteti. Sipas tyre vetem 33 komuna jane te bllokuara dhe vetem ne 4 akse kryesore levizet me veshtiresi. Edhe kreu i rezervave te shtetit i kontaktuar nga Vizion Plus pranon se banoreve te izoluar nga debora nuk u jane derguar ndihma ne ushqime pasi nuk eshte shpallur gjendja e emergjences. E nese kjo e fundit nuk do te shpallet banoret e izoluar duhet ti mbijetojne ketij dimri qe pervecse i veshtire po fshihen permasat dhe pasojat reale te tij. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›