Qeveria fuqizon njesite Task-Force
Ndryshimet e fundit ne Kodin Penal do ti japin me shume kompetenca njesive te perbashketa hetimore Task-Force te ngritura ne shtate prokurori te rretheve. Neni 287 i cili ben fjale per pastrimin e produkteve penale ka pesuar disa ndryshime rrenjesore te cilat jane hartuar nga Ministria e Drejtesise. Projekti ka kaluar edhe Keshillin e Ministrave ndersa tashme pret miratimin perfundimtar ne Kuvend. Gjithsesi miratimi do 84 vota dhe si rrjedhoje nje bashkepunim pozite-opozite. Eksperte te fushes juridike deklarojne se keto ndryshime i kane shtuar se tepermi kompetencat Task-Forcave ndersa keto te fundit duket se do te kopjojne edhe Prokurorine e Krimeve te Renda. Tashme mjafton qe me nje gjykim objektiv mund te vesh para pergjegjesise ligjore shtetas te ndryshem madje mund ti sekuestrosh pasurine edhe nese ndaj tij nuk ka nje dosje penale.
KopjimiLigji i shumeperfolur Antimafia tashme do te pasqyrohet edhe ne Kodin Penal. Jane bere ndryshime ne Kodin Penal ku nder te tjera pasqyrohen shtesa ne nenin 287 i cili ben fjale per pastrimin e produkteve te vepres penale. Tashme cdo shtetas shqiptar qe do te hetohet per kete veper penale rrezikon seriozisht qe ti sekuestrohet pasuria megjithese ndaj tij nuk mund te kete nje dosje penale. Pasuria sekuestrohet edhe nese ceshtja pushohet dhe personi i hetuar nuk merret i pandehur. Tashme pastrim parash quhet kembimi ose transferimi i pasurise qe dihet se eshte produkt i vepres penale per fshehjen ose mbulimin e origjines se paligjshme te pasurise ose per te ndihmuar cdo person te perfshire ne kryerjen e vepres penale produktet e se ciles pastrohen. Ndryshimet konsistojne edhe ne faktin se kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve te copezuara per shmangien nga raportimi sipas legjislacionit per parandalimin e pastrimit te parave quhet pastrim parash dhe atyre iu sekuestrohet pasuria. Te gjithe personat e akuzuar per keto episode rrezikojne nje denim me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet dhe me gjobe nga 500 mije leke deri ne 5 milione leke. Shqiptaret rrezikojne tashme seriozisht qe tu sekuestrohet pasuria pasi ata mund te akuzohen dhe mund tu sekuestrohet pasuria edhe nese nuk mund te merren te pandehur ose kur nuk mund te denohen.
RrezikuShqiptaret rrezikojne seriozisht te hetohen per pastrim parash. Mjafton qe ata te kene nje kapital te investuar dhe fare mire mund te merren nen hetim nese ndaj tyre lind nje dyshim i arsyeshem se merren me krim te organizuar. Gjithsecili hetues mund ti vere gishtin nje personi dhe ta nxjerre para pergjegjesise penale vetem se e ka inat. Krahas shtimit te pergjegjesive per Prokurorine e Krimeve te Renda qeveria eshte kujtuar edhe per njesite Task-Force duke ua shtuar edhe ketyre kompetencat. Keshtu me ndryshimet e fundit te nenit 287 hetuesit vetem me rrethana objektive mund te vene para pergjegjesise penale dhjetera persona. Ne ligjin Antimafia parashikohet se kushdo qe ka nje pasuri te luajtshme apo te paluajtshme pavaresisht vleres apo periudhes ne te cilen eshte krijuar eshte i detyruar qe te vertetoje prejardhjen e saj. Nese kjo nuk ndodh organet hetimore gezojne te drejten qe duke u bazuar mbi indicie te kerkojne sekuestrimin e saj. Qe ne fillimet e hartimit te nje ligji te tille kjo forme eshte pare si rruga me e mire per ti prere burimet e financimit krimit te organizuar. Objekt i ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar jane personat qe kane nje standard jetese te cilin nuk e justifikojne te ardhurat qe ai ka deklaruar. Ky eshte treguesi i pare qe i ben organet pergjegjese te nisin hetimin duke parashikuar edhe sekuestrimin e pasurise nese ka te dhena qe personi e ka perfituar ate ne rruge te jashteligjshme dhe nese ka dyshime se merret me krim te organizuar.