Berisha Akti ndaj ndaj deputetes Vokshi i papergjegjshem

Kryeministri Berisha nje dite pas kthimit nga Lisbona ku mori pjese ne punimet e Samitit te radhes se NATO-s beri nje permbledhje te vendimeve qe u moren aty dhe po keshtu u detyrua te komentonte edhe zhvillimet e fundit ne vend. Ne kete kuader kreu i qeverise e konsideroi te papergjegjshem qendrimin e policise kufitare te Kosoves e cila rreth nje jave me pare beri qe deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi te kalonte disa ore ne Komisariatin e Prizrenit. Ngjarja qe ndodhi me deputeten Vokshi ishte nje akt papergjegjshem i Policise se Kosoves theksoi Berisha. Po keshtu ai tregoi se kishte qene Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili e kishte telefonuar per ti kerkuar ndjese ne lidhje me kete ceshtje dhe po keshtu i kishte kerkuar qe ndjesen tia percillte edhe deputetes Albana Vokshi. Nga ana tjeter kreu i qeverise deklaroi se ende ne Parlament nuk ishte paraqitur ndonje kerkese per sa i perket ofertes se Partise Socialiste per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Une zotohem qe cdo kerkese e paraqitur ne perputhje me proceduren ligjore do te shqyrtohet ne menyren e merituar. Por mund te them se ende ne Parlament nuk ka ardhur asnje kerkese e socialisteve per sa i perket hetimit te zgjedhjeve te ardhshme deklaroi Berisha. Po keshtu Kryeministri e cilesoi Samitin e NATO-s si te nje rendesie te madhe dhe po keshtu historike pjesemarrjen e Shqiperise si anetare e aleances ne kete mbledhje te rendesishme.
Ishte nder dhe kenaqesi te perfaqesoje Shqiperine si vend i barabarte midis anetareve te NATO-s. Shpreha mbeshtetjen e Shqiperise per strategjine e NATO-s dhe per nderhyrjen aty ku eshte e nevojshme. Qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen ne Afganistan dhe do te kontribuoje ne rindertimin e tij sidomos ne fushen e arsimit theksoi Berisha. Duke folur per rendesine e ketij samiti Berisha theksoi se pas dokumenteve te miratuara unanimisht nga vendet anetare te NATO-s dhe marreveshjes se partneritetit me Rusine ne luften kunder terrorizmit tashme bota mund te quhet nje vend me i sigurt. Kreu i qeverise deklaroi se nuk eshte larg dita kur edhe vete Shqiperia te organizoje nje samit te NATO-s. Berisha deklaroi se si vend anetar i aleances Shqiperia ishte e zotuar te plotesonte kerkesat e saj. Por i pyetur nese kishte aktualisht ndonje kerkese te NATO-s per ngritjen e nje baze raketore ne Shqiperi Berisha mohoi qe ndonjehere ti jete kerkuar dicka e tille.