E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja zbret ne Tirane plumb kokes emigrantit

44-vjecari Mirash Preka mendohet se u ekzekutua nga hasmi

Gjaku lahet me gjak. Keshtu eshte cilesuar prej vitesh ne Kanun dhe dy familje nga Puka duket se e kane rikthyer kete ligj dje ne mengjes duke ekzekutuar me nje plumb ne koke nje 44-vjecar ne Tirane dhe vrasjen e te afermit te tyre nuk ia kane lene ne dore drejtesise. Behet fjale per vrasjen e Mirash Prekes ose sic e njohin te afermit Mirash Pali i cili eshte vrare sapo ka dale nga makina e tij tip Mercedes Benz 240 me ngjyre te bardhe. Nga informacione te besueshme mesohet se ai dyshohej se disa muaj me pare kishte vrare nje shok ne Greqi ndersa familja e tij i kishte derguar fjale ne shtepi se u kishte gjakun borxh megjithese familja e viktimes se djeshme e ka mohuar dicka te tille per policine duke deklaruar se nuk dinte gje se kush e kishte vrare babane e tre femijeve.

Vrasja dhe hetimet

Mirash Pal Preka 44 vjec lindur ne Puke dhe banues ne Paskuqan ka dale dje ne mengjes me makinen e tij per te mbaruar disa pune te tij. Sapo ka zbritur nga makina nje plumb pistolete ne koke i ka marre jeten. Nje person e ka qelluar nga distance e afert duke bere qe krisma te mos te degjohet shume. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0900 ne rrugen Jordan Misja prane shinave te trenit. Kalimtaret kane njoftuar sherbimet e policise dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur menjehere uniformat blu te Komisariatit nr. 3 qe kane rrethuar vendin e krimit. Viktima nuk eshte luajtur nga vendi derisa aty kane mberritur ekspertet e kriminalistikes specialistet e seksionit te vrasjeve si dhe ata te Mjekesise Ligjore. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se 44-vjecari baba i tre femijeve eshte qelluar nga afer me pistolete por nuk eshte saktesuar nese eshte perdorur silenciator. Ekspertet tregojne se nga kalibri i plumbit mesohet se eshte perdorur pistolete TT nderkohe qe te pranishmit ne vendin e ngjarjes deklaruan per policine se nuk kane degjuar krisma dhe nuk kane pare asnje te dyshuar.

Gjakmarrja heshtja

Duke pasur veshtiresi per heshtjen e te gjitheve dhe duke pare qe deshmitaret ishin shume te dyshimte grupi hetimor ka kontaktuar me familjen e viktimes duke u kerkuar ndihme per zbardhjen e vrasjes se rende. Sipas te dhenave edhe familja eshte shprehur se nuk dinte asgje se kush mund ta kishte vrare Mirash Preken. Ata kane treguar per policine se rreth gjashte muaj me pare ai eshte kthyer nga Greqia nderkohe qe ketu po mundohej te fillonte pune pasi nuk do te emigronte me. Ne lidhje me te shkuaren e tij familjaret dhe te afermit nuk kane treguar asgje ndersa kane shpjeguar vetem arsyen pse ai kishte dale dje dhe itinerarin e tij gjate diteve te fundit. Por nga ana tjeter duke shfrytezuar informatoret policia ka zbuluar se ai dyshohej se kishte kryer nje vrasje disa muaj me pare ne Greqi dhe qe familja e viktimes e kerkonte per ta vrare. Kjo i ka dhene nje dimension tjeter ngjarjes duke e hetuar per gjakmarrje.

Dyshimet per autorin

Menjehere policia ka mbledhur provat per personin e vrare ne Greqi si dhe per te afermit ne Shqiperi qe dyshohen se mund te jene autoret e vrasjes se Prekes. Madje sherbimet e hetimit te krimit kane ushtruar disa kontrolle banesash si dhe kane shpallur ne kerkim nje 32-vjecar. Nga te dhenat mesohet se autori i dyshuar banon ne Durres. Dy net me pare ai ka qene ne shtepi por dje eshte larguar dhe nuk eshte kthyer me. Policia mendon se ai ka shkuar drejt fshatit Dardhe te Pukes nga ku ka prejardhjen me qellim per te qendruar i fshehur dhe per ti shpetuar arrestimit. Policia ka kerkuar edhe ndihmen e policise se Shkodres per te ndihmuar ne gjetjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›