E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, gati projektligji për privatizimin e fshatrave turistikë

Brenda 19 gushtit qeveria do të bëjë gati ligjin për privatizim e fshatrave turistike. Një projekt që sikurse tha kryetari i qeverisë Sali Berisha do të mbajë parasysh interesat jo vetem të pronarëve të rinj por dhe atyre të hershëm të tokës. Mbledhja fokusua në një tjetër problematikë të rëndësishme, në një përpjekje ligjore për të zgjidhur problematikën që sjellin borxhlinjtë e këqinj në biznes. Vendimmarrja do të parashikojë ndër të tjera krijimin e regjistrit te borxhlinjve, formë e ngjashme kjo me atë të kredive të këqija. Një vendimmarrje që redukton tregun informal të punës, është ajo mbi punonjësit shtëpiakë. Kjo do t’i kushtojë madje vendin e punës një zyrtari në rast të mosdeklarimit të punonjësit shtëpiak. Për këtë u përcaktua si afat përfundimtar data 1 shtator, tejkalimi i të cilit nënkupton sanksione.
Qeveria mori vendim dhe mbi fuksionimin e bordit të ekspertëve kontabël. Masat ligjore që do të aplikohen në rastet e falsifikimit të të dhënave nga këta të fundit, sipas kryetarit të qeverisë do të jenë të rrepta, të njejta me ato që zbatohen për noterët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›