E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendjen pjesë të avionit të humbur në Guinea e Re

Forcat e kërkim shpëtimit kanë arritur të gjejnë disa pjesë të avionit që ra në Papua Guinea e Re, megjithatë ende nuk është e qartë nëse ndonjë prej 13 pasagjerëve që ndodheshin në bord ka arritur të mbijetojë. Në avion, veç anëtarëve të ekupazhit, ishin 9 australianë dhe një japonez. Ministri i Jashtëm Stifen Smith konfirmoi se kërkimet për gjetjen e avionit po vazhdojnë, në një kohë që në vendngjarje, veç forcave të kërkim shpëtimit ndodhen edhe dy helikopterë. Avioni Tuin Oter 300, pronë e një kompanie ajrore vendase, ishte nisur nga Port Moresbaj drejt fshatit të Kokodës, një zonë e njohur turistike, ku edhe humbi kontaktet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›