Kine shperthim ne miniere 11 te vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi që ka ndodhur në një minierë karboni në provincën veriore kineze të Jilin.
Gjashtë persona janë plagosur dhe dy të tjerë konsiderohen të humbur. Kur ka ndodhur shpërthimi ishin 39 minatorë në nëntokë.
Nga këta 26 kanë arritur të shpëtojnë.
Operacionet e ndihmës së shpejt ishin në kërkim të dy të humburve, ndërsa autoritetet lokale kanë bllokuar prodhimin në të gjitha minierat e zonës.