E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria gjermane ul tatimet

Pas muajve diskutimesh, koalicioni midis konservatorëve dhe liberalëve në pushtet në Gjermani ra dakord që të bëjë një ulje tatimesh.

Koalicioni është për drejtësi më të madhe për sa u përket tatimeve dhe dëshiron t'i falënderojë qytetarët për pranimin e shumë reduktimeve, tha kancelarja Angela Merkel.

Vëllimi i lehtësimeve, sipas të dhënave të saj, do të kapë shumën e gjashtë miliardë eurove.

"Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të forcuar edhe forcat e rritjes në Evropë. Për këtë, ne duam të japim kontributin tonë- megjithatë: parakushti është konsolidimi konsekuent i buxhetit, respektimi i frenës së borxheve. Dhe natyrisht ne duam të falënderojmë edhe qytetaret dhe qytetarët, që pranuan shumë reduktime në krizën ndërkombëtare të financave dhe atë ekonomike. Edhe kjo na ka drejtuar në masat që kemi marrë", tha Merkel.

Në dy hapa, në vitet 2013 dhe 2014 do të rritet shuma e patatueshme për punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për t'u krijuar atyre më shumë hapësirë financiare.

Prej vitit 2013, shuma e patatueshme bazë (minimumi i ekzistencës) do të rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›