E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë në Evropë po bëhen islamofobë

Një shoqatë britanike, me emrin Demos, ka bërë një studim nga i cili dalin të dhëna shqetësuese. Studimi është bërë online dhe janë zgjedhur persona nga 11 vende të kontinentit të vjetër, secilit i është dhënë një pyetësor dhe përgjigjet janë kërkuar e dhënë po online.

Përfundimi që ka befasuar autorët e këtij studimi, por dhe të tjerë që janë njohur me të, ka të bëjë me rritjen e një vale të ekstremit të djathtë mes të rinjve, kryesisht mes meshkujve.

Gjenerata e të rinjve të sotëm frymëzohen nga qëndrimet nacionaliste, e nga idetë që synojnë të mbjellin frikën prej emigrantëve.

Politikisht, kjo gjeneratë, në një pjesë jo të vogël të sajën, nuk impresionohet nga aspiratat e Bashkimit Evropian, është e pakënaqur nga qeveria, cilado qoftë kjo e fundit, është ksenofobe, anti-semite, e mbi të gjitha islamofobe.

Shqetësimi i tyre kryesor mbetet rritja e ndikimit të islamit në shoqëritë e tyre. Islamofobia është sot faktori unifikues i ekstremit të djathtë në atë masë, sa ka qenë antisemitizmi faktor unifikues i partive të djathta ekstreme në Evropën e viteve të 10-ta, 20-ta dhe të 30-ta të shekullit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›