E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke miraton planin për reduktimin e deficitit

Miratimi i planit pritet të sjellë një valë të re protestash në fqinjin tonë jugor, ndërkohë që kryeministri papndreu ka deklaruar se situatën duhet ta marrë në kontroll Bashkimi Evropian.

Paketa e re e masave përmban reduktimin në masën 30% të pagës shtesë të13-të dhe 14-të të punonjësve në sektorin publik,12% shkurtim të shtesave të rrogës së tyre,10% rritje të taksës në karburant, 20% në cigare, në pijet alkoolike dhe mjetet e luksit, rritjen e TVSH-së me dy pikë, taksa shtesë për makinat mbi 1600 kubikë e ngrirjen e pensioneve për vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›