Sulm i trefishtë vetëvrasës në Irak
Policia në qytetin irakian të Bakubës ka theksuar se një sulm i trefishtë vetëvrasës ka lënë të vrarë 31 persona.
Njoftohet dhe për dhjetëra të plagosur. Ka njoftime për një shpërthim të tretë në një spital në qytet, por policia nuk ka dhënë hollësi të tjera.
Sulmet ndodhin pavarësisht nga shtimi i masave të sigurisë në vend në prag të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Qindra mijëra policë dhe ushtarë irakianë po marrin pjesë në një operacion në shkallë kombëtare për të parandaluar sulmet e kësaj natyre.
Shpërthimi i parë ndodhi rreth 9.30 në mëngjes kur një shofer aktivizoi mjetet shpërthyese që kishte në makinë në një postbllok të policisë.
Disa momente më pas, një makinë e dytë shpërtheu në një kryqëzim të ngarkuar aty pranë.
Policia thotë se ka pasur dhe një sulm të tretë, kur një grua aktivizoi një jelek me eksplozivë brenda një spitali të zonës.
Baquba ndodhet 60 km në veri të kryeqytetit, Bagdad.
Qyteti ka qenë shpesh skenë e luftimeve të herëpashershme mes kryengritësve dhe forcave irakiane të sigurisë të mbështetura nga trupat amerikane.