NASA: Në Hënë ka ujë me shumicë
Një radar amerikan i lançuar në hapësirë, në bordin e një anijeje hapësinore indiane, ka vënë re kratere hënore të mbushura me akull në Polin e Veriut të satelitit. Agjencia amerikane ka zbuluar rreth 40 kratere të tilla, jo shumë të mëdha, të gjitha të mbushura me akull. “Edhe pse sasia e akullit varet nga thellësia e kratereve, me një vlerësim paraprak mund të thuhet se në to ndodhen rreth 600 milionë metra tonë ujë akulli”, ka bërë të ditur NASA. Zbulimi i radarit nënvizon faktin se Hëna, sateliti ynë i vetëm natyror, është një objekt shumë interesant dhe ende i pazbuluar nga shkencëtarët, që ruan shumë të papritura për të gjithë. Sonda amerikane e ka kaluar vitin e fundit në matjen dhe krijimin e një harte të Hënës, dhe sipas shkencëtarëve, këto kratere nuk janë të dukshme nga Toka. Megjithatë, të dhëna më të plota për zbulimin në Hënë do të jepen në një botim të posaçëm shkencor.
#