E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk ndihem e barabarte me shoket "

Megjithese e vogel, Anisa e di se i duhet gjak per te jetuar. Por, njesoj si te gjitha bashkemoshataret e saj edhe ajo, e di se e vetmja menyre per t'i gezuar prinderit qe bejne aq shume per te eshte qe te mesoje mire. Tashme ajo eshte ne klasen e gjashte dhe me mesime eshte shume mire, por here pas here do i duhet ta lere ate dhe te shkoje ne spital per te marre gjak. Kjo e ben te mos jete e barabarte me shoket e shoqet e saj, te cilet mund te bejne cdo gje, kurse ajo eshte e kufizuar per shkak te ilaceve dhe transfuzionit qe duhet te kryeje.
Semundja
Familja nga Peqini ka tre femije, por me e vogla e tyre, Anisa ka lindur me talasemi dhe per kete i duhet qe shume here te vije ne Tirane dhe te kryeje analiza apo te marre gjakun e nevojshem. Prinderit e saj, e shohin ate sikurse te ishte nje bebe e vogel duke ia plotesuar te gjitha deshirat. Nderkohe qe edhe vete Anisa e ve re kete perkushtim dhe mundohet t'ua ktheje me te njejten monedhe prinderve, duke sjelle vetem nota te mira nga shkolla. "Problemi im eshte se kur shkoj ne spital, nuk mund te jem ne shkolle dhe te mesoj ashtu sic duhet. Por me ndihmon shume mesuesja dhe shoket e klases. Po keshtu edhe vellai me motren qe jane me te medhenj se une, me ndihmojne per mesimet qe mbetem pas", thote Anisa e vogel. Pavaresisht se eshte ne klasen e gjashte ajo duket sikur eshte nje femije ne klase te dyte apo te trete dhe kjo per shkak te semundjes.
Dita
Ne Diten Boterore te Talasemise, kreret e shendetesise kane bere apel per te dhuruar gjak, pasi ai u shpeton jeten me qindra personave te prekur nga kjo semundje.
Zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare", ka percjelle mesazhin se do te vazhdoje fushaten sensibilizuese per te ndihmuar keta femije, nderkohe qe duhet te kontribuojne te gjithe kunder luftes se talasemise. "Duke u njohur me problematiken dramatike te familjareve dhe personave te cilet marrin mjekimin, ne bashkepunim me mjeket reumatolog dhe me Shoqaten e Talasemikeve, kemi kerkuar ne menyre te vazhdueshme me institucionet te qeverise, per te rimbursuar preparatin shume komod per keta te semure, te cilin tashme shteti e rimburson 100 per qind, qe prej vitit 2005", tha Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare". Ne konferencen per parandalimin e talasemise dhe siguria ne mjekesine transfuzionale, ka marre pjese ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ambasadori italian ne vendin tone Saba D'Elia, kryetari i Komisionit parlamentar te Shendetesise, Tritan Shehu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›